FHK-ja ndau mirënjohje për kontribuesit e mëdhenj, Agim Kelmendi e Izedin Zeka

Hendboll

FHK-ja ndau mirënjohje për kontribuesit e mëdhenj, Agim Kelmendi e Izedin Zeka

Më: 30 prill 2024 Në ora: 14:32
Izedin Zeka, Izet Gjinovci e Agim Kelmendi

Turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll ishte moment i duhur për të nderuar dy prej personaliteteve më të rëndësishme të hendbollit dhe sportit pejan në përgjithësi.

"Të dielën, në ditën e ndeshjeve finale, Federata e Hendbollit e Kosovës me mirënjohje ka nderuar Agim Kelmendin e Izedin Zekën. Të dy janë nderuar për kontributin e madh dhe për shumë dekada për hendbollin.

Kelmendi është kontribues te Besa për plot pesë dekada. Është shquar vazhdimisht si aktivist, përkatësisht anëtar i kryesisë së Besës, ndërsa për një mandat ishte edhe anëtar i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Izedin Zeka është prej emrave më të mëdhenj të hendbollit të Pejës. Ishte lojtar i dalluar i klubit pejan, ndër të tjera edhe në periudhën e pavarësimit. Zeka ka qenë dhe është i përfshirë edhe në sporte të tjera.

Mirënjohjet për dy personalitetet e veçanta i ndau Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

FHK-ja vazhdimisht ndan mirënjohje dhe çmon kontributin e personaliteteve që kanë kontribuar gjatë periudhave të ndryshme në zhvillimin e hendbollit në vendin tonë", njofton FHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat