Vashat e Basri Latifit gjunjëzuan Kumanovën

Hendboll

Vashat e Basri Latifit gjunjëzuan Kumanovën

Nga: K.G. Më: 30 prill 2024 Në ora: 20:00
Basri Latifi

Skuadra shqiptare Çairi ka fituar derbin kundër Kumanovës me rezultat 30:28, në kuadër të javës së 22-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në hendboll (femrat).

Çairi, erdhi deri të fitorja me lojën më të mirë në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

“Një nga më merituarat për fitoren e Çairit është portierja Magdalena Kojoviq, e cila në periodën e fundit priti disa gjuajtje 

Në pjesën e parë, e cila kaloi me një lojë të barabartë, dy skuadrat nuk mundën të bënin dot diferencë më të madhe në rezultat se dy gola. 

Pas 30 minutash lojë, rezultati ishte i barabartë, 15:15.

Një skenar të ngjashëm pamë edhe në pjesën e dytë. 

Rezultati në minutën e 45-të ishte 23:23, ndërsa pesë minuta më vonë ishte 26:24 në favor të kampit vendas.

Nga ai moment, skuadra e trajnerit Basri Latifi e kishte kontrollin e rezultatit, udhëhoqën me një e dy gola diferencë dhe në asnjë moment nuk i lejuan mysafirët nga Kumanova të bëjnë rikthim.

Më efektive në ekipin fitues janë Stefanija Gjeorgievska me tetë gola, nga gjashtë shënuan Angela Kostovic dhe Amela Xhakmiç. Në kampin humbës, Susana Zeceviq dhe Sara Cvetanovska u dalluan me gjashtë gola”, shkruan mes të tjera mediumi maqedonas “24 rakomet”

Gjorgje Petrov kryeson me 64 pikë, pasojnë Metalurgu me 58, Çairi 55 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat