Shpërtheu në vaj!
Momente emocionuese!
Kryetari i klubit të Kastriotit nga Ferizaj (meshkujt), Fisnik Jashari, nuk u përmbajt dot nga emocionet, shpërtheu në vaj nga triumf i ekipi të tij në Kupën e Kosovës.
Lotët e Jasharit rridhnin nga gëzimi i madh, Kastrioti gjunjëzoi me rezultat 34:32 Besa Famgas, në finalen që u zhvillua të dielën që e lamë pas.
Jashari me kryesi investuan e sakrifikuan shumë dhe mundi e djersa iu shpagua me trofe.
E morën klubin në gjendje katastrofale dhe duke u shuar por e këndellen brenda një kohe të shkurtër.
E bëmë një ekip për lakmi dhe e kthyen shkëlqimin në tempullin e hendbollit.
Jashari është rritur si hendbollist me ekipin e Kastriotit dhe vaj i tij ka qenë i pashmangshëm.
Ai së bashku me Bekim Çalajn e Besnik Siçanin, me stafin e klubit, ndërtuan një ekip shembullore dhe e kthyen shikueshmërinë në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Këta janë djemtë e artë të qytetit të Ferizajt.