Atmosferë për lakmi në mesin e hendbollisteve të Istogut.
Vashat e Istogut sot dolën në piknik.
Aty shihet edhe hendbollistja boshnjake Esma Muratoviq, e cila flitet se e ka merak flijën.
Është një organizim shembullor në krye me trajnerin Faruk Shala.
Të dielën që e lamë pas, vashat e Istogut dështuan në finale të Kupës së Kosovës, ku pësuan humbje me rezultat 28:27 nga Ferizaj.
Megjithatë vashat e Istogut besojnë e shpresojnë se do të mbrojnë titullin e kampiones.
Krejt në fund, sipas fotove, vërehet një harmoni dhe motiv shtesë për sfidat e radhës.