Lideri pret Shqiponjën

Hendboll

Lideri pret Shqiponjën

Më: 3 maj 2024 Në ora: 13:57
Pamje nga një ndeshje

Pas turneut shumë interesant të Kupës së Kosovës në hendboll, sot vazhdon gara në Superligën e hendbollisteve.

Në program është xhiroja e 18-të, përkatësisht e fundit e stinorit të rregullt.

Dy skuadrat e kreut të tabelës, Ferizaj e Istogu, luajnë sot.

Ferizaj nga ora 18:00 e pret skuadrën e Shqiponjës.

Ndërkohë Istogu në Banjë luan prej orës 19:00 ndaj Kastriotit.

Të shtunën janë ndeshjet Jusuf Gërvalla – Vushtrria (17:00) dhe Samadrexha – Ulpiana (15:00).

Ferizaj është lider me 32 pikë, sa i ka edhe Istogu në vendin e dytë. Samadrexha është e treta me 26 pikë, ndërsa Prishtina i ka 20 pikë në pozitën e katërt.Pasojnë Vushtrria e Shqiponja me nga 18.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e 17-të.

Të shtunën janë ndeshjet Prizreni – Drita (19:00), Istogu – Dukagjini (19:00), Samadrexha – Drenica (18:00). Të dielën është takimi Ulpiana – Llapi, që fillon në ora 16:00.

Edhe te hendbollistet është java e 17-të e Ligës së Parë.

KEK-u – Prizreni luhet të shtunën nga ora 19:00, ndërsa të dielën janë dy ndeshjet: Trepça – Verona (11:00) dhe Llapusha – Dukagjini (13:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat