Kosova gati për Kampionatin Mesdhetar

Hendboll

Kosova gati për Kampionatin Mesdhetar

Më: 3 maj 2024 Në ora: 22:06
Kosova

Nën urdhërat e selektorit të Kosovës, Bujar Qerimi, Kombëtarja U18 po e vazhdon punën e madhe që të jetë sa më e përgatitur për Kampionatin Mesdhetar.

Grupi i lojtarëve tashmë është i kompletuar, ndërsa atmosfera shumë pozitive.

Grumbullimi ka nisur të mërkurën, ndërsa të dielën është udhëtimi për në Ankara të Turqisë.

Kombëtarja po udhëton dy herë në ditë, ndërsa shtabi teknik, i udhëhequr nga selektori Qerimi, është i kënaqur me përkushtimin dhe angazhimin e djelmoshave tanë.

Qerimi thotë se hendbollistët e rinj i pret rrugë e gjatë, por vlerëson se ka “brumë” për zhvillim të mëtejme.

Shumë prej lojtarëve tashmë kanë përvojën e aktiviteteve ndërkombëtare, ndërsa grupi është freskuar me elementë të rinj, që pritet t’i shërbejnë rritjet së konkurrencës e rrjedhimisht edhe cilësisë.

Ndeshjet e para në Kampionatin Mesdhetar që mbahet në Ankara, Kombëtarja jonë U18 do t’i ketë të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat