Të shtunën janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të stinorit të rregullt, përkatësisht të xhiros së 18-të, në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Fitore të pritura kanë shënuar Vushtrria e Samadrexha.
Në Deçan, Vushtrria fitoi ndaj Jusuf Gërvallës me rezultatin 29:19. Donita Kasumi i shënoi 10 gola për Vushtrrinë, tetë i kishte Gentiana Basholli e nga gjashtë Albulena Kelmendi e Qëndresa Tërstena.
Arijeta Imeraj i kishte shtatë gola për Jusuf Gërvallën, ndërsa gjashtë i realizoi Valira Aliqkaj.
Ndërkohë Samadrexha fitoi në Vushtrri ndaj Ulpianës me rezultat 50:16. Agnesa Surdulli e Arlinda Maloku i shënuan nga tetë gola për Samadrexhën. Nga gjashtë i kishin Adelina Berisha, Ameni Jemali e Teuta Maloku. Flaka Hoti e Diarta Shala i kishin nga katër gola për Ulpianën.
Vushtrrina, ndonëse fitoi, mbeti jashtë plejofit. Në pozitën e katërt është renditur Prishtina me 22 pikë, ndërsa Vushtrria i ka 20 pikë në pozitën e pestë. Samadrexha shumë më herët ka siguruar pozitën e tretë. I ka 28 pikë, gjashtë më pak se Ferizaj e Istogu që janë në dy pozitat e para.
Në gjysmëfinale të plejofit Ferizaj takohet me Prishtinën, ndërsa Istogu me Samadrexhën.
Ulpiana, si e parafundit, luan në barazh me të dytin e Ligës së Parë. Fituesi vazhdon në Superligë në edicionin e ardhshëm.