Çervari nuk e kalon dot faktin që kroatët zgjodhën selektor një të huaj

Hendboll

Çervari nuk e kalon dot faktin që kroatët zgjodhën selektor një të huaj

Nga: K.G.. Më: 7 maj 2024 Në ora: 14:21
Lino Çervar

Lino Çervar kaloi dhjetë vite në hendbollin maqedonas, për një periudhë të shkurtër ai ishte edhe selektor i Maqedonisë së Veriut.

Trajneri kroat është i shqetësuar që në vendin e tij si selektor është sjellë një i huaj.

Islandez Dagur Sigurdsson ka fituar simpatinë e publikut pasi ka çuar kroatët drejt një bilete për Lojërat Olimpike në Paris, por një nga të paktët që nuk e miraton ardhjen e tij është pikërisht Çervari.

Sigurdsson ka ardhur në Kroaci pasi ka punuar më parë si trajner i Japonisë dhe Çervar beson se rezultatet e këtij strategu me kombëtaren aziatike nuk janë rekomandim i mjaftueshëm që ai të vijë në krye të Kroacisë.

“Për mua Sigurdsson nuk është konkurrencë sepse nuk më intereson fare pankina e kombëtares.

Megjithatë, nuk më bën përshtypje puna e tij. Ai ishte trajner i Japonisë pa rezultate serioze.

Po të isha kryetrajneri i kësaj përzgjedhjeje aziatike, në kushte normale do të kisha luftuar për medaljen e artë olimpike”, tha Çervar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat