Pas disa viteve në Gjermani, Kabashi i jep fund karrierës si lojtar aktiv

Hendboll

Pas disa viteve në Gjermani, Kabashi i jep fund karrierës si lojtar aktiv

Më: 8 maj 2024 Në ora: 11:20
Enis Kabashi

Reprezentuesi shumëvjeçar i Kosovës, Enis Kabashi, ka vendosur t’i jap fund karrierës si hendbollist. Por 33-vjeçari do të mbetet në sportin e hendbollit.

Kabashi ka pasur karrierë shumë të suksesshme si hendbollist. Ka nisur te Trepça, ndërsa për shumë vjet ishte te Prishtina e po ashtu te Besa e Pejës. Ka fituar shumë trofe në hendbollin kosovar, ndërsa ishte edhe më i miri i vitit.

Kabashi ka nëntë vjet që luan dhe vepron në Gjermani. Prej fillimisht ishte te skuadra TG Landshut Handball, ku çmohet për kontributin e dhënë.

“Jam tërhequr nga hendbolli aktiv.

E kam kryer provimin për trajner të nivelit C në Gjermani dhe jam duke e ushtruar ekipin U18 të klubit gjerman Landshut.

Klubin ku kam luajtur plot nëntë vjet po e lë në moment shumë të mirë. Jemi bërë kampionë këtë edicion dhe kemi hyrë në ligën e tretë gjermane.

Në ligën e tretë niveli është më i lartë dhe duhet të udhëtohet goxha larg.

Edhe lëndimet që i kam pasur janë prej arsyeve që kam vendosur t’i jap fund karrierës si lojtar. Hyrja në ligën e tretë ishte synimi kryesor prej që kam ardhur dhe jam i lumtur që ia dolëm”, ka thënë Kabashi.

Federata e Hendbollit e Kosovës e falënderon Enisin për kontributin shumëvjeçar në hendbollin tonë dhe në Kombëtaren e Kosovës, ndërsa i dëshiron suksese në karrierën si trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat