Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll i ka zhvilluar të mërkurën dy ndeshjet e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë.
Përballë kombëtares sonë ishin dy kombëtare cilësore.
Fillimisht paradite, Kosova luajti me Rumaninë dhe pësoi 31:16.
Periudha e parë ishte e barabartë dhe përfundoi 7:6 për rumunët e rinj. Rumania U18 ishte katër gola para në periudhën e dytë, 10:6, ndërsa e dominoi plotësisht periudhën e tretë.
Pasdite, Kombëtarja jonë humbi nga Kroacia me rezultat 24:16.
Dallimi u bë në periudhën e parë, të cilën Kroacia e fitoi 11:5. Dy periudhat tjera përfunduan 7:6 e 6:5.
Bilanci i Kombëtares sonë tani është dy fitore e tri humbje.
ë enjten Kombëtarja jonë e ka një tjetër ndeshje të vështirë. Luan ndaj Francës.