Kosova U18 mposhtet nga Franca

Hendboll

Kosova U18 mposhtet nga Franca

Më: 9 maj 2024 Në ora: 20:31
Pamje nga ndeshja

Ndonëse nisi mirë dhe e fitoi periudhën e parë, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen me Francën.

Të enjten në Ankara, Kosova humbi me rezultat 27:18.

Ndeshja i takoi fazës grupore të Kampionatit Mesdhetar për hendbollistët deri në 18 vjet.

Fillimi ishte i mbarë për djemtë tanë.

Periudha e parë prej 15 minutash i takoi Kosovës me rezultatin 5:4.

Por më pas francezët shfaqën më shumë. Periudhën e dytë e fituan 13:5, ndërsa të tretën 10:8.

Në gjashtë ndeshjet e deritashme kombëtarja jonë ka mbledhur 10,5 pikë.

Të premten është ndeshja me Tunizinë, ku synohet fitorja e radhës. Të shtunën janë ndeshjet përfundimtare, përkatësisht për plasman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat