Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka fituar pikët e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë.
Pas një ndeshje të fortë e dramatike, Kombëtarja jonë të premten barazoi 19:19 me Tunizinë.
Ndonëse me mungesa të rëndësishme, Kombëtarja jonë luajti ndeshje të fortë me tunizianët.
Ndeshja prej fillimit e deri në fund ishte e barabartë.
Me barazim, Kombëtarja jonë përfundoi në pozitën e gjashtë me 13 pikë nga shtatë ndeshje. Të shtunën është ndeshja për plasman përfundimtar, përkatësisht për pozitën e pestë.