Besa e Pejës është kampione në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll.
Hendbollistet e skuadrës pejane kanë fituar titullin pas një kampionati të fortë e interesant.
Besa kishte konkurrencë të fortë nga Verona e Vjosa, por triumfoi në fund. Verona përfundoi nënkampione dhe do të luaj në barazh për vend në Superligë.
Ndërkohë Besa promovohet në elitën e hendbollit kosovar për edicionin e ardhshëm garues, 2024/2025.
Kupa e kampionit, skuadrës së Besës i është dorëzuar të dielën. Dorëzimin e kupës e bënë kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe komesari i garave të FHK-së, Isak Osmani.
Federata e Hendbollit e Kosovës e uron KHF Besën për suksesin e arritur dhe i dëshiron suksese në Superligë.