Nuk ka pasur rivalitet në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në mes të Ferizajt dhe Prishtinës.
Të dielën në palestrën “Bill Clinton”, hendbollistet ferizajase kanë dominuar nga fillimi e deri në fund dhe kanë bërë hapin e parë drejt finales së plejofit.
Ferizaj fitoi me rezultat 44:19.
Pjesa e parë përfundoi me 26:8.
Ferizaj turpëron Prishtinën!
Sabrina Fiore i shënoi dhjetë gola për Ferizajn. Tetë i kishte Anja Bojaniq e shtatë Luljeta Sopjani.
Elsa Kongjeli e Amanda Stein i kishin nga pesë.
Te Prishtina u dallua Arona Krasniqi me shtatë gola. Katër i kishte Ermira Berisha e tri Nurije Qekaj. Ndeshja e dytë është mesjavën e ardhshme në kryeqytet.
Ferizaj, që fitoi Kupën javë më parë, stinorin e rregullt në Superligë e përfundoi në vendin e parë. Prishtina ishte e katërta.