Rahoveci është gati për sfidën e parë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Trepça është në presion kur kihet parasysh cilësitë e hendbollistëve të kryetrajnerit Verim Zherka.
Nga ana tjetër, kryetrajneri i Trepçës, Taib kabashi, njihet shpesh me formula befasuese të lojës dhe nuk udhëton me flamur të bardhë drejt qytetit të rrushit.
Rahoveci ka përparësinë e terrenit po jo edhe qetësinë karshi Trepçës.
“Të mërkurën, më 15 maj, presim Trepçën në ‘Mizahir Isma{, nga ora 20:00.
Na duhet përkrahja juaj e madhe - me 2 fitore nga 3 ndeshjet eventuale me Trepçën kualifikohemi në finale dhe luajmë për titullin kampion”, njofton KH Rahoveci.