Gjinekologu i njohur që humbi jetën sot, ka qenë sportist në Kosovë

Hendboll

Gjinekologu i njohur që humbi jetën sot, ka qenë sportist në Kosovë

Nga: K.G. Më: 14 maj 2024 Në ora: 21:16
KH Drenica para shumë viteve, dr. jakup Dobranja - i treti në këmbë në të djathtë

Gjinekologu i njohur, Dr. Jakup Dobranja, sot humbi jetën në  aksident, duke shokuar tërë Kosovën.

Dr. Jakup Dobranja ka qenë edhe hendbollist i Drenicës së Drenasit. 

Behxhet Binaku, ka shkruar me zemër të thyer për humbjen e mikut dhe baahkëlojtarit të klubit.  

Image

Dr. Jakup Dobranja

 “I trisht dhe shumë pikëllues  është lajmi për ikjen kaq të shpejtë dhe të pa pritur të bashkëmoshatarit, mikut, bashkëlojtarit të klubit të hendbollit, humanistit dhe atdhetarit të shquar Dr. Jakup Dobranja.

Në kujtimet e mia do mbahesh mend si një njeri i urtë, i dashur, sportist, modest, familjar i mirë, profesionist i shquar dhe mbi te gjitha humanist dhe atdhetar i paepur.

Në mendjen time gjithashtu do të mbetët edhe përkushtimi i juaj dhe mbështetja e Personave me Aftësi të Kufizuara, ku  ju ishit ndër njerëzit e parë, që së bashku me Dr. Hafir Shalën, Dr.Gani Halilajn, Dr. Afrim Hetën, e të tjerë, filluat të organizoheni si Shoqatë e PAK-ve Dega në Drenas, ku me pas nga viti 1994, më besuat mua këtë Shoqatë për menaxhim, në mënyrë që ju të merreni me punët e shëndetësisë, para dhe gjatë kohës së luftës në shërbim të popullat[s së pa mbrojtur dhe përkrahjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ngushëllime familjes, sportistëve, kolegëve, miqve dhe Farefisit!

Shpirti i yt i bardhë qoftë i xhenetit shoku im i gjeneratës Dr.Jakup Dobranja!”, ka shkruar Behxhet Binaku në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat