Ndeshjet e para në Rahovec e në Pejë

Hendboll

Ndeshjet e para në Rahovec e në Pejë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 23:34
Pamje nga një ndeshje

Pas një pushimi më të gjatë për shkak të turneut të Kupës dhe javës ndërkombëtare, të mërkurën fillon faza finale (plejofi) në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Në luftë për titull të kampionit janë katër skuadra.

Të mërkurën prej orës 20:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec takohen Rahoveci e Trepça.

Rahoveci ishte i pari në stinorin e rregullt, ndërsa Trepça e katërta. “Vreshtarët” kanë dominuar ndaj mitrovicasve këtë edicion dhe llogariten favorit.

Skuadra që i shënon dy fitore kualifikohet në finale të plejofit.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Besa Famgasi e Kastrioti.

Kastrioti kishte mposhtur Besën në finale të Kupës, kështu që pritet gjysmëfinale e zjarrtë. Ndeshja e parë është të enjten prej orës 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Besa është kampione në fuqi, ndërsa në pjesën e rregullt të kampionatit ishte e dyta. Kastrioti ishte i treti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat