Përballja mes Besa Famgas nga Peja dhe Kastriotit të Ferizajt pritet me kërshëri nga dashamirët e hendbollit.
Të dy ekipe synojnë finalen e madhe të Kampionatit të Kosovës. sonte luhet (19.00) luhet gjysmëfinalja e parë.
Finalistët e Kupës luftojnë për finalen e Kampionatit të Kosovës
Skuadra me dy fitore shkon në finale.
“Të enjten mbrëma, me fillim nga ora 19:00 takohemi me KH Kastriotin në kuadër të gjysmëfinales së parë të Superligës së Kosovës.
Jemi të motivuar për fitore dhe së bashku mund t'ia dalim.
Në ndeshje të këtilla padyshim që na duhet edhe ndihma e publikut, prandaj ju ftojmë që të jeni prezent në përkrahjen e djemve të qytetit! Palestra ‘Karagaçi’. Besa-besë!”, njofton KH Besa.
Kastrioti veç është fitues i Kupës së Kosovës.