KH Kastriotit po shndërrohet në një model, kjo është arsyeja

Hendboll

KH Kastriotit po shndërrohet në një model, kjo është arsyeja

Nga: K.Goca Më: 16 maj 2024 Në ora: 13:27
Kastrioti i Ferizajt

Kastrioti i Ferizajt pas triumfit në Kupën e Kosovës, tani synojnë edhe titullin e kampionit të Kosovës.

Motivi është shumë i madh tek ferizajasit.

Ballafaqimi mes Besa Famgas dhe Kastriotit luhet sonte (19.00) në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.

Kastrioti po shndërrohet në një model për ekipet tjera.

Mbrëmë janë vendosur në Pejë para ndeshjes së sotme, për të qenë sa më të pushuar hendbollistët.

Kryetari i klubit Fisnik Jashari me stafin e tij Bekim Çalaj dhe Besnik Siçani me kryesinë, kanë krijuar kushte të volitshme brenda klubit. 

“Jemi në Pejë!

Ekipi ynë, KH Kastrioti, është akomoduar në qytetin e Pejës. Sot na pret një sfidë e madhe – gjysmëfinalja e play-off-it për titullin e kampionit, kundër Besa Famgas. Jemi më të motivuar se kurrë më parë dhe do të japim maksimumin për të arritur fitoren!

Ne luajmë për qytetin tonë, për të gjithë ju që na mbështesni me gjithë zemër. Dashuria dhe përkrahja juaj na japin forcën që na duhet, për të vazhduar përpara.

Bashkë për fitore!  Ju duam të gjithëve!”, njofton KH Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat