Besa Famgas fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Kastriotit 

Hendboll

Besa Famgas fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Kastriotit 

Nga: K.G. Më: 16 maj 2024 Në ora: 20:26
Pamje nga një ndeshje

Besa Famgas nga Peja ka shënuar fitore me rezultat 30:27 ndaj Kastriotit të Ferizajt, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Play-Off-it të Superligës së Kosovës në hendboll.

Ndeshja është zhvilluar në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Kastrioti, ka barazuar rezultatin (16:16) në minutën e 35-të.

Pas këtij barazimi pejanët këndellen dhe shtojnë epërsinë në tre gola (20:17) në minutën e 39-të.

Në minutën e 52-të, Besa shkëputet në epërsi me 5 gola (26:21) dhe për të fituar përballjen me rezultat 30:27.

Besa Famgas udhëheq në seri të fitoreve me rezultat 1:0. 

Ndeshja e dytë luhet në Ferizaj gjatë të shtunës (19.00) në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat