Ferizaj kualifikohet në finale

Hendboll

Ferizaj kualifikohet në finale

Më: 16 maj 2024 Në ora: 21:04
Ferizaj

Ferizaj është skuadra e dytë finaliste e plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Në gjysmëfinale, Ferizaj e elimonoi Prishtinën. Ferizajasat i shënuan dy fitore bindëse.

Fitoren e dytë, Ferizaj e realizoi të enjten pasdite në kryeqytet me rezultat 49:24. Dallimi në cilësi ishte i madh dhe u konfirmua që në pjesën e parë që përfundoi 23:5.

Anja Bojaniq i shënoi 11 gola për Ferizajn, kurse 10 i kishte Luljeta Sopjani.

Me 8 gola ndeshjen e përfundoi Elsa Kongjeli.

Te Prishtina nga 6 gola i shënuan Arona Krasniqi e Enea Ajvazi.

Në finale, Ferizaj takohet me Istogun, kampionin aktual. Ferizaj e ka fituar Kupën e Kosovës javë më parë. Ndeshja e parë finale zhvillohet në palestrën “Bill Clinton”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat