Izet Gjinovci në mbledhjen vjetore të Gjykatës së Apelit të EHF-së

Hendboll

Izet Gjinovci në mbledhjen vjetore të Gjykatës së Apelit të EHF-së

Më: 17 maj 2024 Në ora: 14:04
Izet Gjinovci

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, të enjten mori pjesë në mbledhjen vjetore të Gjykatës së Apelit të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF).

Të kujtojmë që Gjinovci është pjesë e këtij organi shumë të rëndësishëm të Federatës Evropiane që nga prilli i vitit 2021. Ishte zgjedhur përmes votimit, ndërsa ishte prej më të votuarve.

Gjinovci është prej fare pak zyrtarëve sportivë kosovarë të zgjedhur përmes votimit në trupa të rëndësishme të federatave evropiane.

Në mbledhjen vjetore të Gjykatës së Apelit është diskutuar për punën e këtij organi, përkatësisht për vendimetqë janë marrë dhe dënimet e shqiptuara. Është plotësuar katalogu i dënimeve për edicionin garues 2024/2025 dhe janë shqyrtuar e aprovuar raporte të ndryshme.

Gjykata e Apelit, me anëtar Gjinovcin, mori vendime të rëndësishme në këtë edicion garues, ndërsa puna e saj vlerësohet lartë në familjen evropiane të hendbollit.

Shpesh përballet me vendime sfiduese si ai për Rusinë dhe Bjellorusinë. Sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci, ishte pjesë e panelit të Gjykatës që mori vendimin për t’ia ndalur Rusisë dhe Bjellorusisë çdo aktivitet në EHF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat