Latifi kërkon finalen: Vardarin e njohim mirë

Hendboll

Latifi kërkon finalen: Vardarin e njohim mirë

Nga: K.G.. Më: 17 maj 2024 Në ora: 14:32
Basri Latifi

Skuadra e Çairit është në mesin e katër skuadrave më të mira në turneun final të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Skuadra shqiptare e drejtuar nga kryetrajneri Basri Latifi këtë sezon janë në formë, ku në Kupë i kaluan lehtësisht pengesat e kaluara.

Latifi beson se motivimi i hendbollisteve do të jetë vendimtar në duelin me Vardarin.

Deri më tani Çairi nuk ka luajtur asnjëherë në finale.

“Vardarin e njohim mirë, do të vendosë mbrojtja”, tha Latifi për mediumin maqedonas “24rakomet”.

Çairi dhe Vardari luajtën dy ndeshje këtë sezon. E para përfundoi në barazim 29:29, ndërsa e dyta u festua nga skuadra e Çairit me rezultat 33:30.

Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Çairit do të luhet sot në ora 17:00 në KS “Boris Trajkovski”, ndërsa në finale i pret Gjorgje Petrov. Finalja luhet të dielën në ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat