Rahoveci afër finales, Besa në presion të Kastriotit

Hendboll

Rahoveci afër finales, Besa në presion të Kastriotit

Më: 17 maj 2024 Në ora: 21:37
Pamje nga një ndeshje

Të shtunën prej orës 19:00 janë ndeshjet e dyta të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Në “Minatori” në Mitrovicë takohen Trepça e Rahoveci.

Rahoveci fitoi të mërkurën në ndeshjen e parë me rezultat 37:28. Me tjetër fitore siguron vendin në finale. Ndeshja në Rahovec ishte e fortë, sidomos në pjesën e dytë kur mitrovicasit u kthyen në lojë.

Por në fund sërish Rahoveci u shkëput për fitore bindëse.

Në Ferizaj takohen Kastrioti e Besa Famgas.

Të enjten në Pejë, Besa fitoi me rezultat 30:27, ndërsa ishte në epërsi thuajse gjithë kohën. Kastrioti ka telashe me lëndimin e lojtarëve, por pa telashe nuk është as Besa.

Derisa pejanët shpresojnë të sigurojnë biletën për finale, ferizajasit do të bëjnë çdo gjë për të siguruar ndeshjen e tretë që do të luhej sërish në Pejë. Kastrioti, që ka fituar Kupën, llogarit edhe në përkrahjen e shikuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat