Çairi i Basri Latifit rrëzon Vardarin, kualifikohet në finale të Kupës së Maqedonisë 

Hendboll

Çairi i Basri Latifit rrëzon Vardarin, kualifikohet në finale të Kupës së Maqedonisë 

Nga: K.G. Më: 17 maj 2024 Në ora: 22:12
Çairi

Vashat e kryetrajnerit Basri Latifi janë sikur në qiellin e shtatë. 

Skuadra shqiptare, Çairi, e ka rrëzuar me rezultat 32:28 ekipin e Vardarit. 

Çairi është kualifikuar në finalen e madhe dhe do të ndeshet me Gjorgje Petrovin. 

Finalja e Kupës së Maqedonisë Veriut luhet të dielën në orën 16.00.

Hendbollistja Leonora Rahmani udhëhoqi ekipin fitues me tetë gola, e ndihmuar nga Amela Xhakmiq me gjashtë. 

Tek Vardari shënuesja e parë është Simona Vasileva me shtatë gola. 

Finalja e Kupës për femra, sikurse ajo e meshkujve, do të luhet të dielën (më 19 maj) me fillim nga ora 16:00 në KSH “Boris Trajkovski”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat