Vashat e kryetrajnerit Basri Latifi janë sikur në qiellin e shtatë.
Skuadra shqiptare, Çairi, e ka rrëzuar me rezultat 32:28 ekipin e Vardarit.
Çairi është kualifikuar në finalen e madhe dhe do të ndeshet me Gjorgje Petrovin.
Finalja e Kupës së Maqedonisë Veriut luhet të dielën në orën 16.00.
Hendbollistja Leonora Rahmani udhëhoqi ekipin fitues me tetë gola, e ndihmuar nga Amela Xhakmiq me gjashtë.
Tek Vardari shënuesja e parë është Simona Vasileva me shtatë gola.
Finalja e Kupës për femra, sikurse ajo e meshkujve, do të luhet të dielën (më 19 maj) me fillim nga ora 16:00 në KSH “Boris Trajkovski”.