Kastrioti paralajmëron spektakël në Ferizaj: Nesër është dita e madhe!

Hendboll

Kastrioti paralajmëron spektakël në Ferizaj: Nesër është dita e madhe!

Nga: K.G. Më: 17 maj 2024 Në ora: 23:06
Kastrioti

Përballja mes Kastriotit të Ferizajt, fitues i Kupës së Kosovës dhe kampionit në fuqi, Besa Famgas, pritet me padurim nga dashamirët e hendbollit.

Besa e fitoi sfidën e parë të gjysmëfinales me rezultat 30:27 ndaj ferizajasve.

Kastrioti zotohet për hakmarrje dhe të barazohet në seri të fitoreve me ekipin pejan.

Kastrioti paralajmëron spektakël nesër (19.00) në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

“Nesër është dita e madhe! KH Kastrioti, do të luajë ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së play-off-it për titullin e kampionit të Kosovës kundër Besa Famgas.

Kjo ndeshje ka një rëndësi të jashtëzakonshme për ne, prandaj na duhet përkrahja juaj maksimale! 

Nesër, ora 19:00, palestra e Sporteve ‘Bill Clinton’.

Hyrja është pa pagesë, kështu që ejani dhe sillni gjithë familjen tuaj për ta shijuar këtë spektakël sportiv.

Përveç ndeshjes emocionuese, para fillimit të lojës do të prezantojmë kupën e fituar të Kosovës në hendboll. Do të ketë një festë të madhe me muzikë, atmosferë të gëzuar dhe shumë surpriza të tjera!

Fëmijët do të kenë mundësinë të takojnë lojtarët e tyre të preferuar dhe të bëjnë foto me ta.

Eja të festojmë së bashku dhe të mbështesim KH Kastrioti në këtë rrugëtim drejt titullit të kampionit! Forca Kastrioti!”, njofton KH Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat