Skuadra shqiptare synon historinë, Basri Latifi: Ja ku i kemi përparësitë në finale ndaj Gjorgje Petrovit  

Hendboll

Skuadra shqiptare synon historinë, Basri Latifi: Ja ku i kemi përparësitë në finale ndaj Gjorgje Petrovit  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 maj 2024 Në ora: 16:19
Basri Latifi

Skuadra shqiptare, Çairi, me optimizëm e presin finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut në hendboll (femrat), ku nesër në orën 16.00 në Shkup përballen me Gjergje Petrovin.

Vashat e ]Çairit janë të mobilizuar për finalen e madhe dhe aq më tepër që të premten eliminuan me rezultat 32:28 Vardarin e Shkupit. 

Basri Latifi, kryetrajner i Çairit, ka folur para finales së madhe, ku janë përparësitë dhe ku është rreziku më i madh nga liderja e kampionatit të Maqedonisë, Gjorgje Petrovi. 

Image

Çairi

Motivi është i madh të vashat e Latifit.

“Bota sot”: Sa ishte e vështirë rruga deri në finalen e Kupës së Maqedonase së Veriut?

Image

Basri Latifi: Në sezonin 2023/24 kemi hy si një ndër ekipet më cilësore të kampionatit dhe e kemi deshmu këtë gjatë sezonit.

Kemi pasur një ecuri të mirë dhe kemi pas paraqitje dinjitoze deri në final4 të Kupës. Tashmë kemi siguruar pozitën e 2-të në kampionat dhe do ta sfidojmë Gjorgje Petrovin në finale.

“Bota sot”: Të dielën do të ndeshen me Gjorgje Petrovin, ku janë përparësie e ekipit tuaj?

Basri Latifi: Loja e shpejt dhe tranzicioni po mendoj gjysmë kontra dhe kontra janë aduti ynë më i madh sepse ekipi ynë ka një fizikus të limituar për të luajtur lojë pozicionale dhe në mungesë të bekave - gjuajtësve aplikojmë një lojë të ndryshme si të thuash skandinave me lojë të shpejt dhe finalizim të përkryer. Këtu i shohim përparësitë e ekipit tonë ndaj Gjorgje Petrovit.

“Bota sot”: A është i kompletuar ekipi juaj para finales?

Basri Latifi: Kemi dy lëndime, njërin paksa më serioz siç është beku i djathtë Teodora Dukoska, kapitenja e reprezentacionit, e cila është operuar dhe ka filluar rehabilitim, Nuk do të jetë gati për finalen e madhe.

“Bota sot”:  Çfarë iu premton tifozëve të Çairit?

Basri Latifi: Tifozëve ju premtojmë luftë deri në atomin e fundit dhe pse jo fitore. Finalet nuk luhen po fitohen. Një lojë që duhet dhënë gjithçka. Le te vijnë në përkrahje sa më të madhe dhe ju premtoj se nuk do t’i zhgënjejmë!

“Bota sot”: A mendoni se do të jetë edicioni më i mirë i ekipit tuaj? 

Basri Latifi:  Po, ky sezon ka qenë më i miri deri tani por do të jetë qershia mbi tortë nëse e fitojmë finalen aq të dëshiruar.

“Bota sot”: Disa herë jeni takuar me Gjergje Petrovin, ku është rreziku më i madh?]

Basri Latifi: Gjorgje Petrovi ka gjashtë lojtare të huaja, tre braziliane, dy serbe e një malazeze dhe kanë zonë shumë të fortë dhe të gjatë me fizikus, por i kemi studiuar mirë dhe kemi kundërlojë, presim t’i befasojmë të dielën.

“Bota sot”: . A do të paraqitet Çairi në finale pa presion që mund të jetë edhe arma më e fortë fitore?

Basri Latifi: Gjithsesi rolin e favoritit e kemi lan tek Gjorgje Perovi dhe kanë njëfarë shtypje sepse duan t’i fitojnë dy titujt në kampionat po këtu jemi ne që t’ua testojmë ambiciet.

“Bota sot”: Çairi ka siguruar biletën për në garat evropiane, çfarë i duhet më shumë për edicionin 2024-2025?

Basri Latifi: Ekipin e kemi të kompletuar dhe gati se të gjitha do të mbeten edhe në sezonin e ardhshëm po gjithsesi na duhen dy beka – gjuajtëse për sezonin e ri dhe garat në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat