Vjosa mposht Vëllaznimin, kthehet në Superligë

Hendboll

Vjosa mposht Vëllaznimin, kthehet në Superligë

Më: 18 maj 2024 Në ora: 21:40
Pamje nga ndeshja

Vjosa e Shtimes është kthyer në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kthimin në elitën e hendbollit kosovar, Vjosa e siguroi përmes ndeshjes së barazhit. Të shtunën pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Vjosa e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 37:34.

Vëllaznimi ishte i parafundit në Superligë, ndërsa Vjosa e dyta në Ligën e Parë. Dhe edicionin e ardhshëm, 2024/2025, Vëllaznimi duhet të luaj në Ligën e Parë, ndërsa Vjosa do të jetë në Superligë.

Ndeshja ishte e fortë dhe thuajse e barabartë. Pas barazimit 34:34 në minutën e 57-të, Vjosa shënoi tri gola për fitoren 37:34.

Rinor Selmani e Gentrit Brahimi i kishin nga nëntë gola për Vjosën. Gjashtë i shënoi Erblin Qerimi, ndërsa pesë Gëzim Misini.

Te Vëllaznimi i Gjakovës, Besmir Kusari ishte më efikasi me tetë gola. Shtatë i kishte Ardi Halili, pesë Arbër Neziri ndërsa nga katër Luigj Kolaj e Egzon Lluka.

Në Superligë është kthyer edhe Llapi që ishte kampion i Ligës së Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat