Rahoveci është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Për skuadrën rahovecase është sukses historik.
Rahoveci në gjysmëfinale të plejofit e eliminoi Trepçën.
Fitoren e dytë ndaj Trepçës e arriti të shtunën në Mitrovicë.
“Vreshtarët” fituan me rezultatin 34:28.
Në fakt mysafirët kanë dominuar nga fillimi e deri në fund dhe pa shumë telashe siguruan vendin në finale.
Alban Haziri i realizoi 7 gola për Rahovecin, ndërsa nga 5 i kishin Egzon Gjuka e Victor Alonso.
Te Trepça, Yasine Henahem i kishte 8 gola. Nga 5 i shënuan Sali Maxhera, Shpëtim Mehmeti e Akram El Kassassi.
Në finale Rahoveci takohet me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinal Besa Famgas – Kastrioti.