Çairi nuk ia del në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Hendboll

Çairi nuk ia del në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Nga: K.G. Më: 19 maj 2024 Në ora: 18:19
Pamje nga finalja

Skuadra e Gjorgje Petrovit fitoi trofeun në edicionin e 31-të të Kupës së Maqedonisë së Veriut për femra. 

Hendbollistet e Gjorgje Petrovit triumfuan me rezultat 36:24 ndaj skuadrës shqiptare Çairi.

Deri në minutën e 20-të, Çairi ishte një rival i barabartë, por jo edhe në minutat vijues.

Leonora Rahmani u shqua me 4 gola në dhjetë minutat e para. 

Pas barazimit 5:5, Gjorgje Petrov kaloi në epërsi, ndërsa në minutën e 15-të, u shkëputën me dy gola, 10:8. 

Në dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë, skuadra e trajnerit Basri Latifi bie fizikisht.

Në fillim të pjesës së dytë, Marija Jankulovska shënoi për epërsinë gjashtë gola epërsi (20:14) për Gjorgje Petrovin.

Ndeshja mbyllet me 12 gola dallim në favor të Gjrogje Petrovit. 

Më efikasja në ekipin fitues është Anastasia Nikolovska me shtatë gola, Emiliana Rizoska shënoi gjashtë, Anna Maria Kolarovska pesë gola.

Te Çairi, Bojana Dinevska u dallua me shtatë gola me Leonora Rahmanin që realizoi pesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat