Besa Famgas e Prishtina janë kualifikuar në finale të Ligës së Juniorëve të Kosovës në hendboll.
Të hënën në Prishtinë janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Final 4 të ligës së juniorëve (U20).
Besa Famgas fitoi bindshëm, 36:24 ndaj Kastriotit të Ferizajt.
Edonis Hajra i realizoi plot 17 gola për ekipin pejan. Diolen Ajvazi kishte 9 gola për Kastriotin.
Dukshëm më e barabartë ishte ndeshja Prishtina - Rahoveci. Prishtina fitoi me rezultat 34:33, por vetëm pas vazhdimeve. Koha e rregullt përfundoi 29:29.
Elion Goçi i kishte 14 gola për prishtinasit, derisa 12 gola për Rahovecin i kishte Granit Kadiri.
Të martën prej orës 18.00 është ndeshja për vend të tretë mes Kastriotit e Rahovecit.
Besa e Prishtina takohen në finale nga ora 20.00.