Rahoveci përgatitet për finalen e madhe

Hendboll

Rahoveci përgatitet për finalen e madhe

Nga: K.G. Më: 21 maj 2024 Në ora: 14:20
Rahoveci

Rahoveci është gati për finalen e madhe të play-off-it të Kampionatit të Kosovës në hendboll.

Rahoveci e pret fituesin e sfidës Besa Famgas - Kastrioti.

Kryetrajneri Verim Zherka me Rahovecin presin trofeun e parë në histori të ekzistimit si klub.

“Tashmë është caktuar orari i ndeshjes së parë historike për klubin tonë, por edhe për Rahovecin në përgjithësi.

Të shtunën, më 25 maj, nga ora 19:00, presim fituesin e ndeshjes Besa Famgas - Kastrioti në Finalen e play-off-it të Superligës.

Do të jemi në garë për titullin e parë kampion në një sport madhor për Rahovecin andaj na duhet përkrahja e të gjithë qytetit në sallë.

Ekipi që shënon 2 fitore nga 3 ndeshje shpallet kampion dhe ne kemi përparësinë e terrenit vendas

Le ta shkruajmë historinë së bashku, askush të mos mungojë”, njofton KH Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat