Besa Famgas apo Kastrioti në finalen e Kampionatit të Kosovës?

Hendboll

Besa Famgas apo Kastrioti në finalen e Kampionatit të Kosovës?

Nga: K.G. Më: 21 maj 2024 Në ora: 20:19
Besa Famgas gjatë stërvitjes

Besa famgas, kampion në fuqi dhe Kastrioti i Ferizajt, fitues i Kupës së Kosovës, nesër do të përballen në gjysmëfinalen e tretë të play-off-it të Sueprligës së Kosovës. 

Gjysmëfinalja luhet nga ora 19.00 në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.

Seria e fitore është 1:1.

Ndeshjen e parë në Pejë e ka fituar Besa me 30:27, dhe në Ferizaj Kastrioti me 29:28.

“Atmosfera në ekipin tonë është jashtëzakonisht e mirë, energji pozitive e koncentrim maksima.

Të mërkurën në palestrën ‘Karagaçi’ zhvillojmë ndeshjen e tretë gjysmëfinale në kuadër të Playoff-it në Superligën e Kosovës në hendboll kundër KH Kastrioti”, njofton KH Besa Famgas.

Rahoveci është finalisti i parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat