Besa famgas, kampion në fuqi dhe Kastrioti i Ferizajt, fitues i Kupës së Kosovës, nesër do të përballen në gjysmëfinalen e tretë të play-off-it të Sueprligës së Kosovës.
Gjysmëfinalja luhet nga ora 19.00 në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.
Seria e fitore është 1:1.
Ndeshjen e parë në Pejë e ka fituar Besa me 30:27, dhe në Ferizaj Kastrioti me 29:28.
“Atmosfera në ekipin tonë është jashtëzakonisht e mirë, energji pozitive e koncentrim maksima.
Të mërkurën në palestrën ‘Karagaçi’ zhvillojmë ndeshjen e tretë gjysmëfinale në kuadër të Playoff-it në Superligën e Kosovës në hendboll kundër KH Kastrioti”, njofton KH Besa Famgas.
Rahoveci është finalisti i parë.