Kastrioti humbi penalltinë në fund, Besa Famgas në finale të play-off-it

Hendboll

Kastrioti humbi penalltinë në fund, Besa Famgas në finale të play-off-it

Nga: K.Goca Më: 22 maj 2024 Në ora: 20:36
Pamje nga një ndeshje

Në finale Rahoveci - Besa Famgas. 

Besa Famgas nga Peja ka shënuar fitore me rezultat 34:33 (15:18) ndaj Kastriotit, në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). 

Ndeshja u zhvillua në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.

Besa ngadhënjeu në seri të fitoreve me rezultat 2:1. 

Në minutën e 15-të, Kastrioti ka udhëhequr me rezultat 10:13, për të thelluar në gola dallim (10:16) në minutën e 25-të. 

Pesë minutat e fundit të pjesës së parë vendasit përfituan nga gabimet e ferizajasve dhe e ngushtuan rezultatin në 3 gola, 15:18.

Pjesa e parë përmbyllet me rezultat 15:18. 

Në pjesën e dyrtë, ndeshje dinamike dhe Besa afrohet në rezultat 20:21 në minutën e 37-të, për të barazuar në 23:23 në atë të 39-tën. 

Kastrioti sërish shkëputet në 23:25, 24:26, 24:27, pastaj barazohet në 28:28, 29:28, dhe 30:28 në minutën e 50-të për Besën.

Në sekondat e fundit Terziqi i Kastriotit e humbi penalltinë për të barazuar rezultatin dhe për të shkuar në vazhdime, Besa në finale.Pejanët shënuan fitore me rezultat 34:33 ndaj fituesit të Kupës së Kosovës, Kastriotit.

Arbios Mushkolaj i kishte tetë gola për Besën (8/11).

Gjashtë (6/6) i realizoi Antonio Vozila e katër Nikola Prce (4/5), sa i kishin edhe Igor Chiesliov (4/9) e Olsi Mulaj (4/8).

Nga tri gola i kishin Ardit Tafilaj (3/4) e Marin Mariq (3/8). Dy gola nga dy tentime i kishte Jon Vokshi.

Terziqi ishte më efikasi te Kastrioti me nëntë gola (9/16).

Nga shtatë i shënuan Marley Wallace (7/10) e Lulzim Shabani (7/12).

Gjashtë gola nga tetë tentime i kishin Alecssander Santos.

Dy gola nga katër tentime i kishte Rron Ramadani, ndërsa nga një gol e shtuan Hamdi Salihu e Vlerson Zherka.

Portierët edhe një herë e kishin fjalën kryesore. Beqiraj i Besa Famgas i kishte 11 pritje. Esati i Kastriotit po ashtu i kishte 11 pritje.

Të shtunën e fundjavës, në orën 19.00 luhet finalja e parë mes Rahovecit dhe Besa Famgas.

Besa synon që të mbrojë titullin e Rahoveci që të fitojë për herë të parë në histori..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat