Palestra “Bill Clinton” në Ferizaj, e pret finalen e parë të play-off-it të Kosovës

Hendboll

Palestra “Bill Clinton” në Ferizaj, e pret finalen e parë të play-off-it të Kosovës

Më: 22 maj 2024 Në ora: 23:25
Pamje nga një ndeshje

Gara për titull të kampionit të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave është në fazën finale.

Të enjten mbrëma, Ferizaj dhe Istogu nisin serinë e ndeshjeve finale të plejofit.

Finalja e parë është nga ora 20:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Ndeshja e dytë është në fundjavë në Banjë, ndërsa ndeshja e tretë eventuale luhet sërish në Ferizaj.

Kampion shpallet ekipi me dy fitore.

Ferizaj e Istogu janë takuar edhe në finale të Kupës. Ferizaj kishte triumfuar.

Tani është gara kryesore, ajo për titull të kampionit. Skuadrat pritet të shfaqin më të mirën e mundshme, ndërsa spektakli i hendbollit nuk do të mungojë.

Të dy skuadrat kanë në përbërje lojtare cilësore dhe me përvojë.

Të dy skuadrat po ashtu kanë pasur kohën e duhur për ta përgatitur serinë e ndeshjeve finale.

Ferizaj në gjysmëfinale e eliminoi Prishtinën, ndërsa Istogu e kaloi Samadrexhën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat