Rahoveci – Besa Famgas, finalja e madhe

Hendboll

Rahoveci – Besa Famgas, finalja e madhe

Më: 24 maj 2024 Në ora: 23:11
Pamje nga ndeshja

Ka mbetur vetëm kapitulli i fundit i edicionit shumë interesant në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të shtunën prej orës 19:00 është ndeshja e parë finale mes Rahovecit dhe Besa Famgasit.

Ndeshja e parë e finales së plejofit zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Numri i shikuesve pritet të jetë i madh e po ashtu përkrahja për Rahovecin.

“Vreshtarët”, që janë në rritje të vazhdueshme, po e kërkojnë titullin e parë në histori. Ndërkohë Besa Famgas kërkon të vazhdojë dominimin në Superligë.

Skuadra që i shënon dy fitore shpallet kampione. Ndeshja e dytë luhet në Pejë, ndërsa ndeshja e tretë eventuale sërish në Rahovec.

Në gjysmëfinale të plejofit, Rahoveci e eliminoi Trepçën me rezultat 2:0. Besa Famgas e kaloi Kastriotin e Ferizajt me rezultat 2:1.

Të gjitha ndeshjet mes Rahovecit dhe Besa Famgasit ishin shumë të forta dhe u vendosën në fund.

Njëjtë pritet të jetë edhe të shtunën në mbrëmje në Rahovec. Vendi i gjithë tifozëve të hendbollit është në palestrën “Mizahir Isma” për t’i dhënë edhe më tepër shkëlqim finales së madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat