Rahoveci gati për finalen e madhe

Hendboll

Rahoveci gati për finalen e madhe

Shaip Shala Nga Shaip Shala Më 25 maj 2024 Në ora: 15:09
Rahoveci

Në Rahovec është gjithçka gati për ta shkruar historikun e sportit 93 vjeçar të Rahovecit, mbase KH Rahoveci pas dominimit të plotë gjatë tërë kampionatit duke korrur 27 fitore dhe një humbje, të shtunën luajnë ndeshjen e parë të Play Off-it me kampionin e shumëfish të Kosovës, Besa Famgas nga Peja, me të cilën skuadër kanë bilancin e kampionatit 3:1 në fitore.

Interesimi për ndeshjen e sotëm në “Mizahir Isma” është tejet i madh, dhe pritet që palestra më moderne në Kosovë të stërmbushet me mbi dy mijë shikues.

Hendbollistët i vizitoi edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dina, i cili thotë se sporti i Rahovecit me traditë shekullore, është në prag të një suksesi historik, dhe premtoi mbështetjen edhe më të madhe në vazhdimësi.

Suksesi i juaj do të jetë krenaria e qytetit të rrushit, rinisë rahovecase, por edhe të gjithë banorëve, të madhit dhe të voglit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat