Istogu përgatitet për festë! Esma Muratoviq: Nesër është një ditë e re

Hendboll

Istogu përgatitet për festë! Esma Muratoviq: Nesër është një ditë e re

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 maj 2024 Në ora: 17:26
Esma Muratoviq

Istogu është shumë afër titullit të ri. 

Një fitore larg titull por asgjë nuk i dihej kur kihet parasysh se ka punë me një ekip shumë të fortë dhe lider i kampionatit, Ferizaj.

Hendbollistja më e mirë në vendin tonë, boshnjakja Esma Muratoviq, premton atomin e fundit për Istogun.

Finalen e parë të play-off-it e fitoi Istogu me rezultat 31:27 ndaj Ferizajt vendas.

Nesër në orën 19.00 në palestrën e sportit në Banjë, Istogu është nikoqire e finales së dytë.

Ferizaj kërkon hakmarrje dhe të barazohet në seri të fitores (1:1).

Megjithatë Istogu përgatitet për festë.

“Një ndeshje e rëndësishme për ne.

E respektojmë ekipin e Ferizajt.

Nesër është një ditë e re

Jemi duke u përgatitur dhe këto dy ditë u përpoqëm të korrigjojmë disa gjëra që nuk ishin të mira në ndeshjen e mëparshme

Ne po luajmë para tifozëve tanë dhe sigurisht që do të ketë një atmosferë të mirë. 

Ndeshja e fundit që luajmë në Istog për Albina Rugovën tonë, dhe një motiv shtesë për të bërë maksimumin për të qenë sa më bukur në fanellën e Istogut. 

Të gjithë në Banjë!

Me siguri do të tregojmë hendboll të mirë”, tha Esma Muratoviq për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat