Rahoveci fiton ndaj Besës, bën hapin e parë drejt titullit të parë në histori

Hendboll

Rahoveci fiton ndaj Besës, bën hapin e parë drejt titullit të parë në histori

Nga: K.Goca Më: 25 maj 2024 Në ora: 20:32
Pamje nga ndeshja

Rahoveci është shumë afër titullit të parë të Kosovës në hendboll. 

Skuadra e Rahovecit ka shënuar fitore me rezultat 34:30 (20:17) ndaj kampionit në fuqi, Besa Famgas nga Peja, në finalen e parë të play-off-it të Superligës së Kosovës, që është zhvilluar në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec.

Rahoveci udhëheq në seri të fitoreve me rezultat 1:0.

Image

kuadra me dy fitore stoliset me titullin e kampionit.

Pjesa e parë me rivalitet por në shumicën e kohës në epërsi ka qenë skuadra vendase. 

Image

Në minutën e 25-të, rezultati barazohet 14:14. 

Djelmoshat e kryetrajnerit Verim Zherka japin maksimumin në pesë minuta e fundit duke thelluar epërsinë në tre gola (20:17) me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë. 

Rahoveci e nisi edhe më mirë dhe thelloi epërsinë në 5 gola (24:19) në minutën e 35-të. 

Ndeshje e mirë dhe një Rahovec që menaxhonte mirë lojën por edhe portieri Arbër Curri i Rahovecit ka treguar formë të mirë.

Në minutën e 44-të, Besa ka ngushtuar rezultatin në 25:23 dhe duke rritur edhe më shumë presionin tek vendasit.

Në minutën e 50-të, Rahoveci sërish thellon epërsinë në 5 gola (30:25).

Rahoveci ka triumfuar me rezultat 34:30 ndaj Besës. 

Alban Haziraj me 7 gola, Victor Alonso 6, Jon Muqolli 5, Mal Luzha 5, Egzon Gjuka 4 sosh, janë më efikasit te Rahoveci dhe Marin Mariq me 7 të Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat