Istogu luan për titull, Ferizaj për ta siguruar ndeshjen e tretë

Hendboll

Istogu luan për titull, Ferizaj për ta siguruar ndeshjen e tretë

Më: 25 maj 2024 Në ora: 23:24
Pamje nga një ndeshje

Të dielën prej orës 19:00 në palestrën “Dresha” në Banjë zhvillohet ndeshja e dytë finale e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Takohen Istogu dhe Ferizaj.

Istogu është kampion aktual dhe me fitore e mbron titullin. Istogaset e fituan ndeshjen e parë të serisë finale.

Të enjten triumfuan në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj me rezultat 31:27. Istogu llogarit edhe në përkrahjen e shikuesve në përpjekje për ta vazhduar dominimin në Superligë.

Ndërkohë Ferizaj merr udhë me synim për të barazuar rezultatin në 1:1 në serinë finale. Në rast të fitores së Ferizajt, titulli i kampionit do të vendosej në ndeshjen e tretë, që do të zhvillohej mesjavën e ardhshme në “Bill Clinton”.

Ferizaj ka fituar Kupën e Kosovës dhe stinorin e rregull e përfundoi në pozitën e parë. Istogu u rendit i dyti.

Në gjysmëfinale, Ferizaj e kaloi Prishtinën ndërsa Istogu e eliminoi Samadrexhën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat