Mal Luzha pas fitores së Rahovecit: Ky është një hap madhor drejt realizimit të ëndrrës sonë

Hendboll

Mal Luzha pas fitores së Rahovecit: Ky është një hap madhor drejt realizimit të ëndrrës sonë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 maj 2024 Në ora: 16:14
Mal Luzha në veprim

Rahoveci kurrë më afër titullit të parë historik. 

Rahoveci ka bërë hapin e parë drejt titullit të parë të kampionit të Kosovës, falë fitores mbrëmë me rezultat 34:30 ndaj Besa Famgas nga Peja, në finalen e parë të Play-Off-it.

Rahoveci është në epërsi me 1:0 në seri të fitoreve. 

Një fitore janë larg titullit të kampionit.

Hendbollisti i Rahovecit, Mal Luzha, mbrëmë dha kontribut të madh në fitoren e madhe. 

Luzha ka shfaqur angazhim e lojë cilësore, duke shënuar 5 gola në triumfin e Rahovecit.   

Mal, Rahoveci është shume afër titullit, çka e veçon dhe ku janë përparësitë ndaj Besës?

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe krenarë për fitoren tonë të parë kundër Besës.

Ky është një hap madhor drejt realizimit të ëndrrës sonë për titullin kampion.

Ajo që na veçon si ekip është harmonia dhe bashkëpunimi i shkëlqyer mes lojtarëve tanë, si dhe përkushtimi i tyre i palodhur.

Disiplina dhe përgatitja jonë fizike dhe taktike janë në nivel të lartë, dhe kjo, së bashku me mbështetjen e zjarrtë të tifozëve tanë besnikë, janë faktorët kyç që na kanë sjellë deri këtu”, thotë Mal Luzha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat