Istogu në festë, kampion për herë të tretë radhazi i Kosovës 

Hendboll

Istogu në festë, kampion për herë të tretë radhazi i Kosovës 

Nga: K.Goca Më: 26 maj 2024 Në ora: 20:30
Kupën e kampionit, kapitenes së Istogut, Albina Rugova, ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.

Istogu ka triumfuar me meritë me rezultat 31:30 (14:15) ndaj Ferizajt, në ndeshjen që u luajt në palestrën e sportit në Banjë.

Kjo ishte ndeshja e dytë e finales së play-off-it të Superligës së Kosovës.

Istogu ngadhënjeu në seri të fitoreve me 2:0 ndaj fituesit të Kupës së Kosovës.

Image

Pjesa e parë u përshkrua më shumë gabime qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër.

Istogu shkëputet në epërsi me tre gola (9:6) por që përmbyset (9:10) dhe në një seri 0:4 të Ferizajt.

Image

Ferizaj shkoi në pushim me një gol epërsi (14:15). 

Në pjesën e dytë Ferizaj shënoi për 14:16 por që u shkri shpejt kjo epërsi,16:16, 19:16, pra një seri 5:0 nga Istogu. 

Image

Ferizaj këndellet dhe ka barazuar rezultatin 20:20, 21:21. 22.22.

Istogu sërish shkëputet në epërsi me dy gola (24:22) në minutën e 47-të.

Në minutën e 49-të, Ferizaj kthen epërsinë, 24:25.

Istogu luan më mirë dhjetë minutat e fundit, udhëheq me 28:25 në minutën e 55-të, 30:27 në atë të 57-të dhe 31:27 në minutën e 58-të dhe për të përfunduar me fitoren e Istogut me rezultat 31:30

Istogu është kampion i trefishtë i Kosovës apo i katërti në histori të këtij klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat