Gëzim Misini: Vjosa do të jetë befasia e kampionatit të ri 

Hendboll

Gëzim Misini: Vjosa do të jetë befasia e kampionatit të ri 

Nga: K.Goca Më: 26 maj 2024 Në ora: 21:25
Gëzim Misini

Vjosa është rikthyer në Superligën e Kosovës. 

Një sukses i madh për skuadrën nga Shtimja e cila ka ambicie të mëdha edhe në elitën e hendbolli tonë.

Hendbollisti më përvojë, Gëzim Misini, është krenar me skuadrën dhe suksesin që arritën në fund të edicionit, duke e rikthyer ekipin pas më shumë se një dekade aty ku e ka vendin.

Image

Misini në mes

“Pas 11 vitesh KH Vjosa hyri në Superligë. 

Pika më e fortë ka qenë disiplina e lojtarëve dhe përgatitja fizike”, tha Misini për gazetën kombëtare “Bota sot”..

Hendbollisti thotë se e kanë pritur se do të arrijnë qëllimin edhe në play-aut kundër Vëllaznimit. 

Vjosa doli më e mirë se Vëllaznimi dhe siguroi hyrjen në Superligë.

A keni pritur se do të rrëzoni Vëllaznimin?

“Kemi pritur që do ta rrëzojmë se kemi pas të gjitha kushtet, përgatitjen fizike dhe mbështetjen e kryesisë. E kemi ditë qe nuk do ta kemi lehtë se Vëllaznimi ka qenë pjesë e Superligës dhe ka pas lojtar me përvojë 

Vjosa do të jetë befasia e kampionatit të ri”, shpreh optimizmin  Misini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat