Esma Muratoviq krenare me Istogun: Faleminderit kapitene, ky titull i kampionit është për ty

Hendboll

Esma Muratoviq krenare me Istogun: Faleminderit kapitene, ky titull i kampionit është për ty

Nga: K.Goca Më: 26 maj 2024 Në ora: 22:03
Esma MUratoviq

Hendbollistja më e mirë, boshnjakja Esma Muratoviq, është krenare për titullin që fituan me Istogun.

Ajo tha se puna, angazhimi dhe lojërat cilësore, dhanë edhe frytin e dëshiruar – titullin e kampionit të Kosovës.

Është e vështirë që të luash në Istog për çdo ekip, në fushën tonë dhe para publikut tonë. 

Kam besuar te lojtarët e mija, të cilat treguan se janë më të mirat kur është më së e nevojshme”, tha Esma për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Esma ka falënderuar trajnerin Faruk Shala., kapitenen Albina Rugovën dhe të gjithë lojtaret dhe tifozët.

“Faleminderit kapitene, ky titull është për ty.

Faleminderit trajnerit që besoi tek ne pavarësisht se kishte probleme. Nuk kishim sallën tonë. Udhëtonim çdo ditë dhe hiqnim nga gjëra pozitive e nga gjithçka.

Faleminderit të gjithë njerëzve që erdhën për të na mbështetur pavarësisht kësaj. 

Bëra maksimumin për ta mbajtur këtë titull në Istog, pavarësisht nga problemet me frymëmarrje gjatë lojës”, tha Muratoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat