L’Éclair (Shtator, 1912) / Mitrovica në pushtetin e Isa Boletinit

Historia

L’Éclair (Shtator, 1912) / Mitrovica në pushtetin e Isa Boletinit

Nga: Aurenc Bebja Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 10:13
Isa Boletini

“L’Éclair” ka botuar, të premten e 6 shtatorit 1912, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me lëvizjet e shqiptarëve të Kosovës dhe çlirimin e Mitrovicës nga Isa Boletini, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 Zbatimi i reformave. – Mitrovica në pushtetin e Isa Boletinit 

(Nga korrespondenti ynë i veçantë) 

Konstandinopojë, 5 shtator. – Anarkia është e përgjithshme në Shqipëri. Qeveria nuk po përpiqet të rivendosë rendin. Shqetësimi i saj i vetëm është të bëjë që shqiptarët të vetëvendosin rregull (rend). 

Për këtë, ajo urdhëroi zbatimin e menjëhershëm, në vilajetin e Kosovës, të reformave të akorduara për shqiptarët, përveç asaj në lidhje me shërbimin ushtarak rajonal. 

Na thuhet nga Shkupi se Ibrahim Pasha ftoi udhëheqësit shqiptarë të Prishtinës që të vinin dhe të bisedonin me të. 

Shefi Isa Boletini është tërësisht zot i Mitrovicës; ai komandon xhandarët dhe madje ka ngritur një gjykatë.

Image
L’Éclair (Shtator, 1912)
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat