​SHBA u bë me himn kombëtar para 90 vjetësh

Historia

​SHBA u bë me himn kombëtar para 90 vjetësh

Më: 3 mars 2021 Në ora: 07:28
Ilustrim

Më 3 mars 1931, një akt i Kongresit shpalli këngën “The Star Spangled Banner” himn kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Kënga ishte tepër e dëgjuar për shumë dekada me radhë para se të merrte këtë status. Teksti i saj ishte shkruar nga Francis Scott Key gjatë luftës së vitit 1812 gjatë bombardimeve britanike të kështjellës Fort McHenry në Baltimor të shtetit Maryland.

Autori i tekstit ishte vetë dëshmitar i bombardimeve. Mëngjesin pas sulmit Key u frymëzua kur pa flamurin me 15 yje të valëvitej ende mbi fortesë.

Flamuri tregonte se fortesa nuk ishte dorëzuar dhe se ishte e gatshme të vazhdonte qëndresën. Flota britanike më pas u largua duke i dhënë kështu fund rrezikut për Baltimorin.

Poema e Key u kombinua më vonë me muzikën e një kënge britanike që ishte shumë e dëgjuar në Shtetet e Bashkuara duke krijuar kështu atë që tani është himni kombëtar amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat