Zbulohet varreza e madhe ilire e panjohur më parë, gjenden objekte 2500-2800 vjeçare

Historia

Zbulohet varreza e madhe ilire e panjohur më parë, gjenden objekte 2500-2800 vjeçare

Më: 17 mars 2021 Në ora: 20:14
Marin Mema

Disa të dhëna fort tërheqëse vijnë prej një zone rreth 35 kilometra nga qyteti i Shkodres. Në Gegaj të Shllakut, siç njihet ky vend, prej kohesh nentoka nxjerr në siperfaqe objekte shumë të vjetra.

“Gjurmë Shqiptare” e gazetarit Marin Mema ka ndjekur të dhënat e një grupi banorësh, që çojnë në një prej zbulimeve më të mëdha.

Së bashku me dy arkeologë “Gjurmë Shqiptare” ka udhëtuar drejt këtij vendi. Të dhënat nuk kanë zhgënjyer, përkundrazi.

Objektet e zbuluara i përkasin një varreze të madhe që mund të datohet nga shekulli i IV deri në atë të VI para erës sonë, ndoshta edhe më herët.

Arkeologu Skënder Muçaj, teksa njihet me objektet e gjetura nga banorët, thotë se ato mund të vijnë edhe nga varret, dhe I përkasin periudhës mesjetare.

Objekti i parë i gjetur është maja e një heshte.

 Për të zbuluar këtë vend të jashtëzakonshëm ndiqni videon e plotë të dokumentarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat