Abetarja për shqiptarët e Jugosllavisë, viti 1947

Historia

Abetarja për shqiptarët e Jugosllavisë, viti 1947

Nga: Fahri Xharra Më: 25 mars 2021 Në ora: 12:12
Abetarja

Përkundër peripetive të shqiptarëve, përkundër dhunës serbe mbi ne, pas Luftës së Dytë Botërore, kur fuqitë e medha ( Rusia, Amerika dhe Britania e Madhe ) nuk mundën të korrigjojnë vendimet e Konferencës së Londrës ( 1912 ) ne prapë nuk u tretem falë një atdhedashurie për Kosovën , Luginen e Presheves,Sanxhakut të Novi Pazarit , Maqedoni së dhe Malit të Zi.

Çdo gjë shkonte kundër vullnetit tonë, me vrasje , debime dhe masakrime,por falë patriotizmit të atyre që mbetën dashuria për shkollim në gjuhën shqipe nuk uk u fik. Ne e deshëm shkollën më shumë se kurrë.ne nuk u dorëzuam në dëshirën e serbëve që të shkollohemi në gjuhën tyre. Ishim analafabet, por të mençur dhe atdhe dashës.

Ne nuk kishim shtypshkronja sepse ato nuk na i kishin lejuar, Shqipëria ishte si mos më keq, dhe ndihma nga shteti amë mungonte. Por, le t`ia lëmë të kaluarës dhe të ecim përpara kur sot i kemi dy shtete shqiptare. Të kishim pasur shqiptar të denjë do ta kishim së paku edhe një gjysëm shteti shqiptar.

Shqiptarët nuk heshtën dhe e përatitën Abetaren për fëmijt dhe të rriturit që në vitin 1947, e cila u shtyp normalisht në Beograd. Libri e kishte vlerën e tij pa marrë parasyshë se ku shtypej, nga ai duhej të mësohej së pari shkrim lexim e pastaj vinin tjerat.

Nuk kam shënime për atutorin dhe pëmbatjen e Abetares , por me rëndësi që e shoh djaloshin me plis në kokë pranë shoqes së tij shqiptare që me etje të madhe donin të mësonin ta shkruajnë gjuhën e mëmës.

Nderime të mëdha për guximtarët e kohës që happen shkolla, dhe e shtypen Abetaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat